
Marco Asensios i përfundon kontrata në qershor me Realin duke dalë kështu një lojtarë i lirë në merkaton e verës. Numri i skuadrave të interesuara për lojtarin e destinuar të largohet nga galaktikët është në rritje.
Sipas raportimeve nga The Athletic, lojtari është në krye të listës së dëshirave të Unai Emery.
Trajneri i Aston Villa dëshiron ta ketë në skuadër për sezonin e ardhshëm.
Vendimtar për këtë transferim pritet të jetë kualifikimi i mundshëm në një kompeticion europian, pasi çështja ekonomike nuk do të jetë problem për klubin anglez.
Skuadra aktualisht është në vendin e 8-të në kuotën e 54 pikëve, 1 më pak se Brighton i që renditet në të 7-in. Vend i cili të çon në UEFA Confrence League.