
Sot është ditëlindja e saj fitoreje të madhe të Holandës ndaj rivalit më të urryer, Gjermanisë, ndaj së cilës u hakmorr më në fund. “Tulipanët” përmbysën gjithçka në gjysmëfinalen e 1988-ës, në Hamburg. Mateus kishte kaluar Gjermaninë në avantazh, por Koeman dhe Van Basten në fundin e ndeshjes i dhanë fitoren Holandës, që kaloi në finale.
Rezultatet e tjera të 21 qershorit në Euro:
1964 finale: Spanjë 2-1 Bashkimi Sovjetik
1980 vendi i tretë: Çekoslovaki 1-1 Itali, ( 9-8 me penallti)
1992 gjysmëfinale: Suedi 2-3 Gjemarni
2000 në grup: Jugosllavi 3-4 Spanjë
2000 në grup: Slloveni 0-0 Norvegji
2000 në grup: Danimarkë 0-2 Çeki
2000 në grup: Francë 2-3 Holandë
2004 në grup: Kroaci 2-4 Angli
2004 në grup: Svicër 1-3 Francë
2008 çerekfinale: Holandë 1-3 Rusi
2012 çerekfinale: Çeki 0-1 Portugali