
Egnatia është një nga skuadrat që do luajë në Superligë sezonin e ri. Skuadra rrogozhinase u shpall kampione në Grupi B në Kategorinë e Parë, ndërsa ditën e shtunë do të luajë finalen ndaj Dinamos, skuadra fituese e Grupit A. Një ndeshje që vlen për prestigj, por edhe për para pasi fituesi do të marrë rreth 30 milionë lekë për fitimin e Kategorisë së Parë.
Pas kësaj ndeshje, drejtuesit e klubit do të nga puna për sezonin e ri. Gjithçka do të nisë nga trajneri Gugash Magani, trajneri që ngjiti Engatian në Superligë pas shumë vitesh pritje. Kontrata e tij me Egnatia përfundon në fund të këtij muaji, ndërsa presidenca i ka ofruar kontratën e re dhe firma është një formalitet pasi palët kanë gjetur akordin për të vazhduar më tej bashkëpunimin.