Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

"I kënaqur me fitoren, objektivi mbetet katërshja", Qatip Osmani: Titulli kampion? Ekipi po tregon karakter

Shkruar nga NEWSPORT
"I kënaqur me fitoren, objektivi mbetet katërshja", Qatip

Vllaznia ka fituar me rezultatin 0 me 1 përballë Dinamos në stadiumin “Niko Dovana”. 3 pikë me vlerë, që i çojnë shkodranët në vendin e dytë, duke lënë pas Partizanin. Pas kësaj sfide, për mikrofonat e MCN TV ka folur trajneri i Vllaznisë, Qatip Osmani.

“Pozita që ishte ekipi kur e mora unë ishte e vështirë. Jemi munduar të nxjerrim maksimumin nga ndeshje në ndeshje. Objektivi janë katër vendet e para. Përsa i përket ndeshjes së sotme, fillimi nuk ishte i mirë, por më pas u stabilizuam dhe e ruajtëm deri në fund. Jam i kënaqur me fitoren. Në momentin kur je në rezultat pozitiv, ke frikë dhe skuadra tërhiqet në 20 metrat e veta.

Të dalim kampion? Me fitoren e sotme nuk e kemi siguraur Final Four, por ekipi nga ndeshja në ndeshje tregon stabilitet dhe karakter. Në ndeshjet që nap resin do na ndihmojë dhe do të jetë shumë pozitive për ne. Jemi në vendin e dytë, por ka edhe shumë ndeshje, është futboll. Duhet të jemi të qetë dhe të vazhdojmë më këtë ritëm”, u shpreh trajneri i Vllaznisë, Qatip Osmani.

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga