Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

“I kënaqur me barazimin”, Çyrbja: Do rikthehem më i fortë, Erzeni pjesë e së shkuarës

Shkruar nga NEWSPORT
“I kënaqur me barazimin”, Çyrbja: Do rikthehem më i

Teuta dhe Egnatia u ndalën në një barazim spektakolar në Niko Dovana. Ndeshje e luftuar cdo minutë por dy skuadrat ndajnë nga një pikë. Pas ndeshjes lojtari i Teutës, Çyrbja, foli për Oversport.

“Egnatia është një ekip shumë i mirë, pretendent për Europën. Ne synonim tre pikë, por për mënyrën si shkoi ndeshja jam i kënaqur me barazimin. Kam ardhur nga një dëmtim i rëndë dhe mendoj që me kalimin e kohës do të aktivizohem edhe më shumë. Dëmtimi erdhi pas një aksidenti (jashtë futbolli). Kam qëndruar 2 muaj larg fushës, por besoj që gradualisht do të arrij formën time optimale.

Erzeni? Nuk më vjen keq që nuk jam pjesë e Erzenit. Por në Shqipëri i duam më shumë jabanxhinjtë. Kisha një bisedë me drejtuesit e Erzenit, por nuk ramë dakord. Jam shumë i kënaqur dhe i lumtur te Teuta”, ka thënë Çyrbja.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga