
Teuta arriti të merrte një fitore me përmbysje ndaj një rivali të fort si Kukësi. Edhe pse e mbyllën pjesën e parë në avantazh, skuadra e drejtuar nga Bledi Shkëmbi përbysi gjithçka në 3 minuta lojë. Një ''perlë" e Prognit dhe 3 minuta më vonë Arapi i japin 3 pikë Teutës që gjithashtu e kthejnë te fitorja pas disa barazimesh rresht. Në prononcimin e tij pas ndeshjes në emisionin "Zona Gol" trajneri Shkëmbi u shpreh i kënaqur për fitoren e arritur.
"Është e vëretët fituam një ndeshje të vështirë, një ndeshje e bukur për të dyja skuadrat. Objektivi është i njëjtë për ne, duhet të marri pikë për të siguar europën. Lëvizja e Progni ishte për t'i dhënë më shumë hapsira para, bëri një ndeshje të mirë dhe na i shpërbleu me atë gol nga faulli.
Kemi dy ekspertë në mbrojtje, por kemi edhe dy lojtarë alternativa të tjera si Bicaj dhe Shkalla që janë me eksperinc në skuadër që më ndihmojnë shumë pasi unë jam një trajner i ri. Lojtarët e krahut të mbrojtjes duhet të bënin më mirë, por bëmë një ndeshje të mirë dhe kjo është meritë e skuadrës.
Kartoni i kuq? Këto zgjidhje mund të bëhen në të tilla raste, dhe këto zgjedhje i bënë një lojtar inteligjent si Tefik Osmani.
Problemi në sulm? Kemi probleme në 30 metrat e fundit dhe mendoj që do të kemi edhe në vazhdimsinë. Duhet të përmisohemi edhe më shumë, por unë jam i këaqur me paraqitjen e skuadrës. Me Bushiç jam i kënaqur me ndeshjen e tij të parë edhe pse nuk është në formën e tij më të mirë. Ky ekip po krijon baza të fortë për sezonin e ri dhe ky ka qenë synimi im.
Agresiviteti e bën skuadrën të luajë më mirë, por edhe në pjesën e parë bëmë një paraqitje shumë të mirë. Dua të komplimentojë të gjithë lojtarët për forcën e treguar pas disa barazimesh rresht. Kemi patur besim te njëri tjetri dhe kemi qendruar të qetë.
Çfarë ndryshuat te kjo skuadër? Nuk kam ndryshuar gjë, por thjesht kemi punuar nga ana psikologjike. Ndeshja ndaj Kamzës ishte shumë e mirë edhe pse nuk fituam. Gjatë javës jemi marr me anën psikologjike dhe vet kundërshtari të motivon.
Frashëri? Frashëri nuk po jep atë që ka dhënë më para, por sot ai ishte nga lojtarët më të mirë nga ana taktike pasi ka bërë të gjitha ato që i kam kërkuar unë" u shpreh Shkëmbi.