Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

I detyruar nga mungesat, Zekic ndryshon formacionin ndaj Astanës

Shkruar nga NEWSPORT
I detyruar nga mungesat, Zekic ndryshon formacionin ndaj Astanës

Partizani do të luajë në transfertë ndaj Astanës ditën e nesërme, sfidë e vlefshme për “Play-Off”-in e Conference League. Një duel që do të startojë në orën 16:00 në “Astana Arena”.

Kjo është një arritje historike për të kuqtë, të cilët për herë të parë po tentojnë të sigurojnë edhe grupet e këtij kompeticioni. Të besuarit e Zoran Zekic do të tentojnë fitoren ndaj një kundërshtari në letër më favorit, por gjithçka është e mundur.

Mungesat edhe në këtë përballje janë të pranishme. Da Silva vazhdon të jetë i pezulluar, madje trajnerin nuk e ka grumbulluar fare. Sembene dhe Mensah janë gjithashtu të dëmtuar.

Por gjithësesi Zekic ka gati “kurthin” anti-Astana, teksa për shkak të mungesës së Atanaskovskit në mbrotje për  arsye kartonësh i është dashur të ndryshojë prapavijën.

Formacioni i mundshëm: Qikro, Zekolli, Sota, Kacijan, Hadroj, Maget (Murataj), Mehmeti, Rrapja, Taipi, Grezda, Cara.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga