
Flamurtari dështoi këtë sezon për t’u ngjitur në Superiore, teksa u mposhtën nga Korabi në sfidë “Play-Off” të Kategorisë së Parë. Kuqezinjtë me emërimin e trajnerit Emiliano Çela kanë nisur me afrimet e lojtarëve.
I pari që iu bashkua “anijes” së ish-timonierit të Kastriotit ishte Silvio Zogaj, ndërsa nuk do të jetë i vetmi. Të tjerë lojtarë që e kanë mbyllur me Kastriotin pritet të marrin rrugën drejt Vlorës.
Bedri Greca dhe Edon Hasani do të jenë të radhës që mund t’i bashkohen kuqezinjve për sezonin e ri. Çela i njeh mirë lojtarët dhe kërkon “ndihmën” e tyre për të tentuar edhe rikthimin në Superiore. Greca përlitet për një rikthim te Tirana, ndërsa herë pas here lojtari është bërë nostaligj me postimet me fanelën bardheblu, por Cela ka vendosur ta marr me vete në Vlorës.