
Kapiteni që do të jetë në ndeshjen me Francën, Elseid Hysaj, ka marrë një lajm të keq përpara kësaj sfide vendimtare. Mbrojtësi kuqezi ka mësuar që xhaxhai i tij është arrestuar gjatë ditës së sotme.
Me kërkesë të Prokurorisë së Shkodrës, Drejtori Rajonal i Tatimeve, Hysen Hysaj është arrestuar. Ai akuzohet për shpërdorim të detyrës. H. Hysaj ka kredituar në mënyrë të kundërligjshme të Tatimit mbi Vlerën e shtuar me mbi 10 milionë lekë të reja, për një subjekt tregtar. Prokuroria thotë se kompania në fjalë ka administrator shtetasin me iniciale M.H, që është djali i motrës së drejtorit, i cili kishte humbur të drejtën e rimbursimit të TVSH-së.
Shpresojmë që ky lajm mos të ndikojë në paraqitjen e tij në ndeshjen e radhës