Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Hysaj dhe Berisha njëzëri: Ndeshje e vështirë, por ndaj Moldavisë vetëm për 3 pikët

Shkruar nga NEWSPORT
Hysaj dhe Berisha njëzëri: Ndeshje e vështirë, por ndaj

Shqipëria do të luajë ndaj Moldavisë ditën e premte në transfertë dhe 3 ditë më pas pret Ishujt Faroe në “Air Albania”. Kuqezinjtë kanë nisur përgatitjet për këto dy takime, ku u mjafton 1 pikë për t’u kualifikuar në Euro 2024.

Në konferencën për shtyp ditën e sotme ishin të pranishëm Elseid Hysaj dhe Etrit Berisha. Të dy lojtarët njëzëri theksojnë se do ttë hyjnë në fushë vetëm për 3 pikët.

Hysaj:

“Do të shkojmë në Moldavi për të marrë fitoren. Sigurisht që një ndeshje e miurë do na kualifikonte në Euro 2024 dhe humbja do na shtynte festën.

Kritikat? Janë pjesë e lojës, kudo dhe për këto do të ketë të tilla.

Euro 2016 e ke përjetuar, si ndihesh tani që je afër një tjetër Europiani? Janë emocione të mëdha dhe kjo na bën që të punojmë shumë për të arritur objektivin tonë.

A ju jep presion? E dimë që do të jetë e vështirë dhe ne po punojmë për kualifikimin dhe jemi gati për këtë ndeshje.

Mbrojtja më e mirë e kombëtares? Ne kemi pasur gjithmonë lojtarë të fortë në mbrojtje dhe nëse statistikat e thonë diçka të tilë, pajtohem edhe unë.

Moldavia? Dimë që janë një ekip që luajnë në kundërsulm dhe mbrapa. Ne po përgatitemi për këtë dhe të jemi të kujdesshëm në mbrojtje.

Çfarë note do i vendosni kësaj kombëtareje në kualifikuese? Duhet të presim edhe pak. Notën do e jap pas ndeshjes me Moldavinë ose para sfidës me Ishujve Faroe”.

 

Berisha:

“Paraqitja me Empolin? Po punojmë fort për të qenë të gatshëm dhe po bëjmë gjithçka për të marrë rezultat pozitiv.

Moldavia? Jemi të fokusuar dhe një gjë kryesorë është entuziazmi dhe duhet ta shfrytëzojmë diçka të tillë. I respektojmë, por bëjmë lojën tonë.

Sa ndryshon sfida e radhës nga e para me Moldavinë? Vijnë  në momente të ndryshme dhe gjërat kanë ndryshuar. Ata të vetmen humbje e kanë ndaj nesh. Ne duhet të menaxhojmë situatën.

1 pikë neve dhe 6 Moldavisë, te kush është presioni? Nuk jam në gjendjen e Moldavisë që të them, por ne do të luajmë vetëm për fitoren. Në letër  e kemi pak më të lehtë, por në fushë është shumë e vështirë. Nuk duhet të bëjmë kalkulime”.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga