Elseid Hysaj dhe Kristjan Asllani janë përzgjedhur në formacionin e javës në Itali. Mbrojtësi shkodran e nisi nga minuta e parë përballjen e djeshme të Lazios kundër Bolognës, ku lacialët triumfuan me rezultatin 1-0. E njëjtë situata edhe për Asllanin, i cili ndaj Parmës shkëlqeu në 1/8-at e Kupës së Italisë.
Sofascore ka përzgjedhur më të mirët për këtë raund të këtij kompeticioni, duke vlerësuar me 7.7 Hysajn dhe me notën 8 mesfushorin elbasanas të Interit. Kujtojmë që zikaltërit triumfuan me rezultatin 2-1 duke u kualifikuar në raundin pasardhës.
Më poshtë njihuni me më të mirët e 1/8-ve të Kupës së Italisë, përzgjedhur nga “Sofascore”.
FORMACIONI: Milinkoviç-Saviç, Juan Jesu, Acerbi, Schuurs, Asllani, Hysaj, Alberto, Tonali, Lookman, Muriel, Zapata
[caption id="attachment_676684" align="alignnone" width="1024"] Formacioni më i mirë sipas Sofascore[/caption]