
Elseid Hysaj ishte një nga lojtarët më të mirë të Napolit në ndeshjen e djeshme që ekipi i shkodranit fitoi 4-1 ndaj Atalantës. Trajneri Gatusso vijon t'I japë besim mbrojtësit të Kombëtares, teksa e ka vendosur në pozicionin e majtë të mbrojtjes.
Shkodrani ka provuar edhe më herët të aktivizohet në atë pozicion, ndërsa duket se besimi I Gatussos ka bërë që performaca e 27 vjeçarit të jetë në lartësinë e duhur. Mediet në Itali e kanë vlerësuar paraqitjen e mbrojtësit me notën 7, një nga më të lartat e duelit të djeshëm të Serie A, duke pasur një mbështetje edhe nga tifozët.
Poll