Mijëra fansa hungarezë janë të pranishëm në Marsejë për ndeshjen kundër Islandës. Shumë grupe tifozësh janë prezentë, por edhe të bashkuar në një grup kanë shkuar drejt stadiumit “Velodrome”.
Disa minuta përpara nisjes së ndeshjes, forcat e sigurimit dhe fansat e Hungarisë nisën të goditeshin. Janë përdorur spraj djegës dhe shkopinj gome për të qetësuar situatën. Ndërsa një fans i Hungarisë u hodh nga lartësia, por më pas u arrestua nga policia.