Kombëtarja shqiptare e futbollit humbi 2-1 me Izraelin në Tel Aviv, për Nations League në ligën B grupi 2. Kuqezinjtë e Rejas ia dolën të barazonin me Uzunin në fundin e ndeshjes, duke e pësuar në shtesë edhe pas gafës së Enea Mihaj.
Paraqitja e dobët e kuqezinjve u dallua edhe në notat pas ndeshjes. Hysaj, Veseli, Mihaj apo edhe Cikalleshi e Broja nuk ishin në nivelin e duhur.
Në këtë duel spikati paraqitje e Arlind Ajetit. Edhe pse 29 vjeçari u rikthye pas 1 viti e gjysmë me kuqezinjtë, futja e tij në formacion ishte një zgjedhje e mirë.
Për minutat që mbrojtësi luajti, u vlerësua me notën 6.7, njëjtë sa Ardian Ismajli. Më mirë në mbrojtje ishte vetëm Balliu. Kujtojmë se Ajeti luan në Serinë C me Pordenone.