Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Humbja ndaj Tomorit nuk “kapërdihet”, Troisi “dënon” lojtarët

Shkruar nga NEWSPORT
Humbja ndaj Tomorit nuk “kapërdihet”, Troisi

Flamurtari u surprizua nga Tomori në javën e 11-të të Kategorisë së Parë. Vlonjatët u mposhtën 2-0 nga skuadra beratase. Një humbe që e largon Flamurtarin me 3 pikë nga kreu i renditjes që aktualisht mbahet nga Dinamo me 24 pikë.

Një disfatë që nuk është pritur aspak mirë nga Marcelo Troisi, i cili ka “dënuar” lojtarët për këtë rezultat. Në prag është ndeshja e fundit e këtij viti me Besëlidhjen dhe tekniku ka zbirtur lojtarët në fushën e lojës për të vazhduar përgatitjet intensive për këtë takim, ndërsa i ka detyruar futbollistët të vrapojnë për gjatë perimetrit të fushës.

Nga sa mësohet, trajneri brazilian i ka kushtu më shumë vëmëndje përgatitjes fizike, ndërsa për sfidën e fundit do të vuajë gjithashtu edhe mungesën e 3 lojtarë kryesore. Bicaj dhe Fernando mungojë për shkak të kartonave të kuq, ndërsa Oliviera për shkak dëmtimi.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga