Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Humbja me përmbysje ndaj Bylisit, Egbo: Nuk e lamë ndeshjen, po mendojmë për Kukësin

Shkruar nga NEWSPORT
Humbja me përmbysje ndaj Bylisit, Egbo: Nuk e lamë ndeshjen, po

Tirana u mund 2-1 nga Bylisi në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Kupës së Shqipërisë. Fillimisht, ishte  Hasani ai kaloi bardheblutë në avantazh, por dopieta e Muarataj  në  të dytën përmbysi gjithçka. Pas takimi, trajneri i kryeqytetasve, Emmanuel Egbo dha një intervistë për "Supersport", ku u shpreh:

Humbja ndaj Bylisit? "Si e patë edhe ju ndeshjen është sfida e parë në Kupë e kemi ndeshjen e kthimit dhe kemi mundësi të ndryshojnë sfidën. Kemi shanse pasi po të pësonim golin e 3-të do të ishte ndryshe".

Tirana e shpërfytyruar në pjesën e dytë? "Po të shikoni lojën edhe vapa bën të vetën dhe ne këtu e dimë mjaft mirë që ka ndikuar te lojtarët. Kemi bërë ndryshime lojtarësh për këtë arsye dhe u kemi dhënë mundësi lojtarëve të rinj".

E la Tirana ndeshjen? "Në dijenin time nuk e kemi lënë ndeshjen. Kemi shënuar një gol jashtë fushe që është baraz me dy gola. Ndërgjegja e pastër? Unë shikoj punën time dhe nuk shikoj çfarë bëjnë skuadrat e tjera".

Hapësirat e lëna për Bylisit? "Ndeshja e parë me Besëlidhjen më keni pyetur pse nuk kam bërë ndryshime, ndërsa tani thoni pse bëni. Kur një lojtar ka shumë kohë pa luajtur nuk mund të përballojë një ndeshje të plotë. Nuk jam fizikant nëse lojtarët e përballojnë ndeshjen apo jo. Kam futur lojtarë të rinj pasi kemi menduar për ndeshjen e radhës ndaj Kukësit dhe atë ndaj Bylisit në Tiranë. Për kjo është tejet normale".

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga