
Humbja që Roma mori mbrëmjen e djeshme përballë Juventus, dhemb në kampin e verdhekuqve. Dhe pse ishte minimale 1 me 0, bën që Roma pas 18 javëve kampionat të jetë jashtë zonës së Europës.
Mourinho ka pasur për detyrë të përballojë presionin e medieve, ndërsa në fund të ndeshjes u pyet dhe për merkaton. Çfarë bie në sy është se sërish “Special One” nuk e ka mendjen te afrimet, por dëmtimet që Roma po vuan.
“Nuk është Ndicka, nuk është Smalling, nuk është Kumbulla, ndoshta nuk është Mancini që thuajse nuk ka mundur të vrapojë në pjesën e dytë”, u shpreh ndër të tjera Mourinho.
Trajneri i Romës padyshim po i vuan mungesat, teksa një prej tyre është mbrojtësi i Kombëtares shqiptare. Kujtojmë se ai është rikuperuar por vjen pas një dëmtimi të rëndë që e ka lënë jashtë për muaj me radhë dhe kërkon kohën e tij për të qenë i gatshëm.