
Shqipëria duhej të fitonte dje kundër Izraelit për të arritur të shpresonte te vendi i parë në Grup. Renditja në Ligën e Kombeve do të vendosë për shortin e EURO 2024, për ekipet pjesëmarrësë. Formula është e qartë. Katër ekipet e para në grupet e Ligës B do të renditen në vazon e dytë, sikurse dhe skuadra e dytë më e mirë.
Në të gjitha grupet skuadra më e mirë është Serbia. Serbët kanë aq pikë sa Ukraina me një golavarazh 11-5. Edhe kuqezinjtë tanë shpresojnë te vendi i dytë në rast të një fitoreje kundër Islandës. Por, golavarazh 3-5 lë pak shpresa për të qenë si ekipi më i mirë në grup.
Skuadra e Edy Rejës duhet të fitojë me goleadë ndaj Islandës në "Air Albania" për të parakaluar Serbinë. Teorikisht është e mundur, por praktikisht duket mjaft e pamundur. Ndaj gjasat janë që Shqipëria të jetë në vazon e tretë për shortin e Europianit duke pasur dy skuadra më të forta në vazot sipër saj.