Humbësi "lan duart" me mbijetesën, klubi i Kategorisë së Parë hap dyert për tifozët
Shkruar nga NEWSPORT
Kampionati shqiptar ka hyrë në fazën më të nxehtë teksa i drejtohet fundit. Gara e mbijetesës është shumë e nxhetë në Kategorinë e Dytë me disa ekipe që janë dhëmbë për dhëmbë për të rrëmbyer edhe pikët e fundit.
Në fundjavë do të luhet java e 23-të dhe një nga ndeshjet direkte është Oriku – Turbina, të shtunën në orën 15:00. Dy ekipet janë në kuotën e 21 pikëve dhe barazimi nuk u intereson asnjërës pasi mbijetesa është të paktën 4 pikë larg. Klubi jugor duke parë rëndësinë e ndeshjes ka hapur dyert e stadiumit dhe thërret tifozët për përkrahje masive në këtë ndeshje.
“Ditën e shtunë, 15 Prill, ora 15:00, ekipi i Orikut pret në shtëpi Turbinën e Cerrikut. Duke parë kalendarin e ndeshjeve të kampionatit të Kategorisë së Parë, këto ndeshje janë vendimtare për ekipin tonë. Ftojmë të gjithë tifozerin tonë, të bashkohet me ne në stadium për të mbështetur ekipin e zemrës. Hyrja falas.Bashkë më të fortë.”-njofton klubi.