Ndeshja mes Llapit dhe Ballkanit në Sperligën e Kosovës prodhoi spektakël golash në fushë teksa vendasit fituan 3-2 duke bërë që Ballkani të bie nga kryesimi i kampionatit. Në fund të sfidës një episod i shëmtuar vjen nga tifozët suharekas që kanë thyer dhjetra stola duke sulmuear me ta tifozët kundërshtar, sipas mediave kosovare.
Një luftë mes dy tifozërie teksa edhe vendasit kanë vepruar me të njejtën mënyrë duke bërë që situata të dalë jashtë kontrollit dhe forcat security të mos jenë në gjendje të mbajnë qetësinë në stadium.
Është dashur ndërhyrja emergjente e policisë për të qetësuar gjakrat e cila ka arrestuar edhe disa prej tifozëve. Në vijim do të shqyrtohen të gjitha pamjet filmike për të zbardhur më tej ngjarjen.
[video width="244" height="426" mp4="https://newsport.al/wp-content/uploads/2023/03/BKd12.mp4"][/video]