Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Huliganët rrezikojnë të çojnë Francën drejt luftës civile

Shkruar nga NEWSPORT
Huliganët rrezikojnë të çojnë Francën drejt

Sipas presidentit francez Francois Hollande, vendi i tij është në luftë kundër terrorizmit. Por përgjegjësi i shërbimeve sekrete, Patrick Calvar nuk është në një mendje me të. Sipas tij Franca është në buzë të një lufte Civile. Shtysa përfundimtare mund të vijë nga huliganët, të cilët kanë shkaktuar kaos dhe rrëmuja gjatë zhvillimit të Europianit. Ky është skenari që ka dalë nga një hetim i Komisionit parlamentar në lidhje me terrorizmin dhe që shpjegon rrezikun që përfaqësojnë mbështetësit e dhunshëm të së djathtës ekstreme që kërkojnë të përleshen me islamikët për të provokuar një konflikt ndër-komunitar, duke krijuar kështu një klimë shpërthyese.

Nuk është një rastësi që në terren janë shpërndarë dhjetë mijë ushtarë, që patrullojnë rrugët me armë të mbushura. Ky është numri më i madh i ushtarëve të vënë në gatishmëri që nga koha e luftës së përgjakshme të Algjerisë (Vitet 50). Gjithashtu, nuk është një rastësi që për Europianin janë në gatishmëri edhe 92 mijë njerëz, të përbërë nga pjesëtar të shërbimit anti-terrorizëm, agjentë policie, xhandarmërisë dhe roje private. Forcat e rendit janë kapur në befasi gjatë rrëmujave në Marsejë nga aleanca të papritura, me huliganët rus që janë mbështetur nga ultra të Parisit dhe vendas. Tashmë janë qindra të arrestuarit rusë, anglezë, kroatë, hungarezë, spanjollë ose francezë që kanë bërë gjeste ose kanë përdorur simbole naziste.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga