
Prej shumë ditësh është folur për një largim të mundshëm të sulmuesit Ardit Hoxhaj nga Flamurtari, por kjo gjë sipas drejtuesve të klubit nuk është aspak e vertëtë pasi vetë klubi nuk kërkon ta lërë të lirë lojtarin dhe së dyti për të nuk ka ardhur asnjë ofertë deri më tani.
E kundërta ndodh me Ergis Mersinin, i cili është shumë pranë "divorcit" me vlonjatët. Si duket lojtari nuk është në planet e drejtuesve për pjesën e mbetur të kampionatit dhe një largim i mundshëm në këto kushte është i pashmangshëm.
Nuk dihet se çfarë do ndodhë me Hoxhajn, i cili nga drejtuesit e klubit është cilësuar si i praprekshëm dhe nëse do të ketë ndonjë ofertë në adresim të tij, të interesuarit duhet të kalojnë më parë në zyrën e administratorit Sinan Idrizi i cili mund të marrë më pas një vendim për të ardhmen e e sulmuesit.