
Luis Van Gaal është aktualisht trajneri i Hollandës por në të ardhmen mund të marri edhe stolin e Belgjikës. Në konferencën për shtyp para ndeshjes me SHBA, trajneri iu përgjigj pyetjes rreth kandidaturës së mundshme për stolin e belgëve.
“Gruaja ime Truus duhet të bindet për këtë jo unë. Unë mund ta marr këtë vendim vetë vetëm nëse ngel beqar (qesh), por ka disa shtete ku unë nuk shkoj dhe sigurisht as Truus. Jam në Botëror me Holandën dhe po punojmë për t’u bërë kampion bote, ka edhe katër ndeshje të mbetura.
Mendoj se nëse fitojmë Kupën e Botës do të ketë oferta për mua por tani ne nuk jemi dhe nëse merremi me mediat hollandeze nuk do të bëhemi kurrë. Unë nuk jetoj në të shkuarën por në të ardhmen sepse tani më duhet të bëj plane për Belgjikën (qesh).
A jam i surprizuar nga eleminimi i tyre? Çfarë ka për t’u surprizuar? Ne i kemi mposhtur në ndeshjet e fundit. Në futboll është edhe fati dhe arbitrat luajën një rol të rëndësishëm gjithashtu, nuk është thjeshtë teknikë dhe taktikë.”- deklaroi tekniku.