Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Hollandë, menaxherët nxjerrin në shitje talentin e Partizanit

Shkruar nga NEWSPORT

Partizani është fokusuar tek elementi i ri, ku edhe afrimet e janarit dhe të verës u bënë me futbollistë relativisht të moshës U-21. Realdo Fili, Esin Hakaj, Jurgen Bardhi dhe Ardit Jaupaj për momentin janë në qendër të vëmendjes nga menaxherët dhe mediat e huaja.

https://www.youtube.com/watch?v=CGshekBMjKk

[caption id="attachment_11244" align="alignleft" width="300"]Jurgen-Bardhi Mesfushori 18-vjeçar Jurgen Bardhi[/caption]

Ata dëshirohen që të lëvizin, ndërsa mediat hollandeze i bëjnë reklamë mesfushorit 18-vjeçar, i cili në janar u kërkua edhe nga Rayo Vallecano dhe Dinamo Zagreb. Ata e vlerësojnë fushë-krujasin Bardhi si Pablo Aymar i ri, ndërsa menaxherët dëshirojnë që ai të jetë pjesë e akademive më të mëdha të futbollit në Hollandë.

Për këtë arsye ata përmendin Ajax -in e Amsterdamit si një ndër akademitë dhe skuadrat ku ai mund të rritet mjaft mirë si lojtar. Ndërsa mes të tjerave bëjnë vlerësim të futbollit shqiptar, sidomos të performancës së Kombëtares në Europianin "Francë 2016". Megjithatë, ky mbetet një shërbim që ofrohet nga menaxherët dhe ende nuk ka një kërkesë zyrtare për mesfushorin që cilësohet si talent në radhët e të kuqve dhe kampionatit shqiptar.

Tags:

SUPERIORE

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga