Giorgio Furlani, Zlatan Ibrahimovic, Gerry Cardinale & Geoffrey Moncada
Igli Tare nuk do të jetë i vetmi që do të ndërpresë marrëdhëniet me Milanin në fund të këtij sezoni, pasi vazhdën e shkarkimeve mund ta shoqërojë edhe CEO i klubit, Giorgio Furlani.
Siç njofton gazetari i "Milannews.it", Antonio Vitiello, mësohet se Furlani me gjasë do t'i japë lamtumirën kuqezinjve pas ndeshjes që kuqezinjtë do të luajnë përballë Cagliarit.
Do të jetë Massimo Calvelli, një prej të besuarve të presidentit Gerry Cardinale i cili do të nisë kërkimet për pasuesin e italianit në këtë pozicion të rëndësishëm.
Furlani verso l’addio al #Milan. Calvelli ha già aperto il casting degli AD
— Antonio Vitiello (@AntoVitiello) May 21, 2026
Poll
