Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Vllaznia dhe Egnatia “përplasen” sonte në Final 4, ky është bilanci i përballjeve sezonale (REZULTATET)

Shkruar nga NEWSPORT
Vllaznia dhe Egnatia “përplasen” sonte në Final 4, ky
Egnatia - Vllaznia

Pas ndeshjeve të para të fazës “Final 4”, vëmendja tashmë është zhvendosur te përballjet e dyta, ku Vllaznia do të sfidojë Egnatian. Kjo sfidë do të zhvillohet mbrëmjen e sotme në stadiumin “Air Albania”, duke nisur prej orës 19:00.

Bilanci i përballjeve direkte gjatë këtij sezoni premton rivalitet maksimal. Vllaznia dhe Egnatia janë përballur katër herë, me dy ndeshje të mbyllura në barazim, 0-0 dhe 2-2, ndërsa dy fitoret e tjera kanë shkuar për shkodranët, të cilët triumfuan 2-0 dhe 1-0 në stadiumin “Loro Boriçi”.

Përballjet direkte Vllaznia – Egnatia 2025/26

Vllaznia 2-0 Egnatia

Egnatia 2-2 Vllaznia

Vllaznia 1-0 Egnatia

Egnatia 0-0 Vllaznia

Ndërsa sonte priten të tjera emocione, pasi skuadrat i kanë shkuar shumë pranë titullit kampion. Një barazim mes dy ekipeve sonte, do të fuste në garë fuqishëm Dinamon. Por, vetëm në rast se këta të fundit do t’ia dilnin të mposhtnin Elbasanin nesër. 

Poll

Lexo gjithashtu