Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

EKSKLUZIVE/ Rënia nga Superiorja lë me pasoja Flamurtarin, lideri i ekipit largohet nga vlonjatët

Shkruar nga NEWSPORT
EKSKLUZIVE/ Rënia nga Superiorja lë me pasoja Flamurtarin, lideri i
Herald Marku, Aldrit Oshafi, Lorenc Trashi dhe Sodiq Atanda

Rënia nga Superiorja në Kategorinë e Parë, ka sjellë jo pak “turbullim ujërash” në klubin e Flamurtarit. Disa largime të rëndësishme nga ekipi vlonjat priten në vijim, ndërsa i pari me shumë mundësi do të jetë i Herald Markut.

Burime për “Newsport.al” raportojnë se mesfushori 30-vjeçar dhe klubi i Flamurtarit nuk do ta vazhdojnë më bashkëpunimin. Vetëm një “mrekulli” mund të sjellë zgjatjen e bashkëpunimit mes vlonjatëve dhe Markut.

Kështu, Flamurtarit do t’i largohej një lider absolut, i cili në aspektin personal ka bërë mjaft mirë, pavarësisht rënies nga Superiorja të ekipit.

Mesfushori 30-vjeçar ka marrë pjesë në 31 ndeshje në sezonin që lamë pas, mes kampionatit dhe Kupës. Ai ia ka dalë që të shënojë 3 gola dhe të asistojë në një tjetër, duke qenë titullar konsistent në skuadrën kuqezi.

Me largimin në “prag”, Marku do të jetë një lojtar i lirë në tregun e transferimeve.

Poll

Lexo gjithashtu