Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Hodhën flakadanë në derbin Partizani – Tirana, e pësojnë 8 tifozë

Shkruar nga NEWSPORT
Hodhën flakadanë në derbin Partizani – Tirana, e

Mbrëmjen e djeshme në “Air Albania” u zhvillua derbi mes Partizanit dhe Tiranës, i cili shkoi në favorin e të kuqve, të cilët triumfuan 2-1 ndaj rivalëve të tyre. Siç tashmë jemi mësuar derbi nuk kalon pa incidente.

Janë plot 8 tifozë që e kanë pësuar për këtë sfidë. 2 janë arrestuar dhe 6 të tjerë janë proceduar nga policia, pasi hodhën flakadanë gjatë dhe pas ndeshjes mes Partizanit dhe Tiranës. Policia ka bërë identifikimin, teksa mes tyre ndodhet edhe një i mitur.

“Hodhën lëndë piroteknike (flakadanë), gjatë dhe pas ndeshjes së futbollit Partizani-Tirana, vihen në pranga 2 shtetas.

Procedohen penalisht 6 të tjerë, të cilët gjatë kontrollit të ushtruar në hyrje të stadiumit, u kapën me lëndë piroteknike.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të veprimeve hetimore për situatën e krijuar gjatë dhe pas ndeshjes së futbollit Partizani-Tirana, të zhvilluar më datë 16.02.2024, në stadiumin “Air Albania”, arrestuan shtetasit F. K., 21 vjeç, banues në Tiranë, dhe K. S., 36 vjeç, banues në Fushë Krujë, pasi ditën e djeshme, kanë hedhur flakadanë, gjatë ndeshjes.

Në vijim të veprimeve, gjithashtu u proceduan penalisht shtetasit F. L., 34 vjeçe, A. B., 18 vjeç, K. A., 25 vjeç, R. M., 20 vjeç, Xh. R., 18 vjeç, dhe një i mitur 15 vjeç, pasi gjatë kontrollit në hyrje të stadiumit, u kapën me lëndë piroteknike.

Vijojnë veprimet hetimore për identifikimin dhe shoqërimin e shtetasve të tjerë që kanë ushtruar veprime të kundërligjshme gjatë aktivitetit sportiv. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga