Si asnjëherë më parë në histori, Shqipëria do të përfaqësohet me 3 ekipe në “Play-Off”-in e një kompeticioni europian. Partizani, Ballkani dhe Struga siguruan mbrëmjen e djeshme kualifikimin në këtë fazë, padiksutim duke bërë krenar çdo shqiptar anembanë botës.
Një histori suksesi për Shqipërinë, që tashmë me shumë gjasa do të përfaqësohet me më shumë se 1 ekip në grupet e Conference League, pasi shanset dhe mundësitë janë reale.
Tashmë Zoran Zekic, Ilir Dajës dhe Shpëtim Duros do t’u duhet edhe një sforco nga djemtë e tyre për të prekur grupet. Ëndrra europiane vazhdon dhe grupet e Conference janë vetëm 180 minuta larg. Të 3 ekipet kanë njohur edhe kundërshtarët e tyre dhe datat se kur do të luajnë sfidat e ardhshme.
Kështu Partizani sfidën e parë të kësaj faze do ta luajë në Kazakistan, teksa përballë do të ketë Astanën. Nga krahu tjetër Ballkani do të presë Bate Borisov në “Fadik Vokrri”, ndërsa edhe Struga do të luajë duelin e parë në shtëpi, teksa do të presë Breidablik.
Takimet e para do të luhen më 24 gusht, teksa ato të khtimit një javë më pas më 31 gusht.