Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Ndeshja historike e Iordaneskut, Shqipëria gati t’i prishë festën

Shkruar nga NEWSPORT
Ndeshja historike e Iordaneskut, Shqipëria gati t’i prishë

Ndeshja e së dielës me Shqipërinë është speciale për Angel Iordaneskun, fytyrën më të njohur në futbollin rumun, që konsiderohet gjerësisht si mjeshtër i madh. UEFA  i ka kushtuar një artikull special këtij trajneri. Rumania mund të kualifikohet, nëse fiton ndeshjen me Shqipërinë, që është e 100-ta për Iordaneskun në stol, si trajneri i parë dhe asistent. Ai është një figurë e lartë në Rumani, pasi ka arritje të jashtëzakonshme, ndaj dhe është vlerësuar si trajneri më i mirë i shekullit të 20-të në Rumani, me 4 tituj të fituar, dy Kupa të Rumansië, një  Superkupë europiane me Steauan e Bukureshtit, dhe nënkampion i Ligës së Kampionëve në vitin 1989. Nesër ai i bashkohet një kategorie të veçantë të 29 trajnerëve në mbarë botën me 100 ose më shumë ndeshje në stolin e Kombëtares. Ky grup udhëhihet nga Oskar Tabarez i Uruguajit me 167 ndeshje. Ndeshja me Shqipërinë është e veçantë për të, por kuqezinjtë tanë janë të karikuar për fitore dhe festa e Iordaneskut dhe Rumanisë ka gjasa të prishet. Shqipëria synon të paktën pikën e parë në këtë pjesëmarrje historike në Europian.

Tags:

EURO 2016

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga