Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

HISTORIA/ Problemi në zemër i Dwamenës u zbulua në Angli, si vendosi defribrilatorin në Spanjë dhe erdhi të ndahej përgjithmonë me futbollin në Shqipëri

Shkruar nga NEWSPORT
HISTORIA/ Problemi në zemër i Dwamenës u zbulua në Angli, si

Raphael Dwamena, i lindur në Nkawkaw të Ganës më 12 nëntor të vitit 1995. I lindur për futboll dhe dashurinë për këtë sport, Dwamena që në moshë të vogël filloi stërvitjen me Red Bull Gana.  Menjëherë ai pati ndikim në ekip duke u bërë protagonist, duke ndihmuar RB Gana U17 të fitojë medaljen e argjendtë në turneun ndërkombëtar që u mbajt në Francë. Gjithashtu Dëamena u shpall lojtari më i mirë i turneut. Para se të ktheheshin në Ganë, Dwamena udhëtoi për në Austri, ku do të vihej në provë njëjavore nga klubi i Salzburg.

Një provë që rezultoi mjaft pozitive, pasi ai iu bashkua të rinjve të Salzburgut në janar 2014 dhe menjëherë zuri vend në skuadrën u-18. Në një turne në qershor të atij viti, ku Dwamena mori pjesë me fanellën e Salzburg, sulmuesi ganez ia doli të shënonte shtatë gola në katër ndeshje. Edhe pse skuadra ku ai aktivizohej përfundoi në vendin e tretë, Dwamena ia doli të fotnte Këpucën e Artë.

Pas eksperiencës me Salzburg ai provoi një tjetër aventurë. Këtë herë me fanellën e FC Liefering. Ai e bëri debutimin e tij pprofessionalmë 18 korrik në një ndeshje që Liefering luante përballë Hartberg. Dwamena ishte lojtari i gjashtë i ekipit që debutonte atë ndeshje. Gjatë sezonin 2015-2016, Dwamena arriti të ishte titullar për herë të parë me 21 gusht, në ndeshjen kundër Wiener Neustadt. Teksa me 18 shtator ai u “gradua” titullar për të pestën herë radhazi duke shënuar dhe golin e tij të parë si profesionist. Para  se të largohej nga Austria, Dwamena shijoi një gjysmë-sezon të suksesshëm me Austria Lustenau, duke shënuar 18 gola në 20 ndeshje, përpara transferimit të tij në FC Zyrih.

Tek Zyrih ai u transferua me 27 janar të vitit 2017. Ai pati një ndikim të menjëhershëm në klubin e tij të ri duke shënuar plot 12 gola në vetëm 18 ndeshje dhe duke ndihmuar Zyrihun të fitonte Ligën Swiss Challenge në sezonin 2016-2017. Me këtë titull të fituar, Dëamena ishte një nga protagonistët kryesorë që Zyrihu të promovohej në elitën e futboll zvicerian. Në debutimin e tij në Superligën e Zvicrës, Dwamena shënoi dy gola kundër Grasshoppers.

Edhe pse ganezi ishte një nga lojtarët kryesorë të ekipit zvicerian, Zyrih ra dakord që ta shiste atë me 21 gusht të vitit 2017. Dwamena u transferua në Premier League tek Brighton & Hove Albion. Ai ishte i vendosur t’i bashkohet Brighton-it, por kushti ishte që të kalonte një ekzaminim mjeksësor, të merrte një leje pune dhe leje ndërkombëtare. Megjithatë marrëveshja dështoi pasi Dwamena nuk ia doli në testet mjekësore për shkak të një sëmundjeje në zemër. Pas këtij dështimi, ai mbeti përsëri një lojtari i Zyrihut.

Përsa i përket historisë së sëmundjes së tij, Dwamena u diagnostikua me një sëmundje të zemrës në vitin 2017. Në janar 2020, ndërsa ishte në Levante UD, atij iu implantua një kardioverter-defibrillator i implantueshëm (ICD) përmes operacionit, i cili i detyroi klubin e tij të monitoronte zemrën e lojtarit gjatë ndeshjeve. Në tetor 2020, ICD tregoi vlera të cilat u konsideruan shumë të larta dhe klubi i tij në atë kohë, Vejle Boldklub, e tërhoqi atë nga aktivitetet e ekipit.

Në tetor 2021 në ndeshjen e Kupës së Austrisë gjatë pjesës së parë të ndeshjes së Blau-Weiss Linz kundër Harterg, Dwamena u rrëzua në fushë dhe u trondit nga ICD dhe u stabilizua shpejt. Gjendja e tij ishte përsëri e paqëndrueshme.

Në gusht të vitit 2022 Dwamena u largua nga Baul Weiss për tu transferuar përsëri në Zvicër, por këtë herë tek BSC Old Boys ku qëndroi deri në janar të vitit 2023. Në janar të këtij viti , Dwamena erdhi në kampionatin shqiptar. Egnatia i besoi aftësive të ganezit, aftësi të cilat lojtari i tregoi menjëherë. Në 28 ndeshje për Egnatian, Raphael Dwamena ka shënuar 20 gola dhe ka asistuar 8 herë për shokët e ekipit.

Por jeta e padrejtë e ndali atë në momentin më të mirë të karrierës. Teksa udhëhiqte listën e golashënuesve të këtij sezoni, Dwamena u bë idhull për lojtarët e rinjt dhe një “motiv” për sulmuesit e tjerë të Superiores. Por “zemra” e tradhtoi përsëri, rrëzim që këtë herë për fat të keq e la të shtrirë, pa patur mundësi që të ngrihej më në këmbë. 11 nëntori, do të mbetet një ditë e trishtë për futbollin shqiptar, një legjendë, një “luftëtar” humbi jetën në fushë. Pasionin për futbollin ia “vrau” pasioni për të jetuar.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga