
Përballë ka Kukësin, njërën prej ekipeve më të mira të kampionatit shqiptar. Ndeshja e radhës për Teutën është një tjetër provë force në këtë fillim sezoni. Pavarësisht statistikave që flasin në favor të verilindorëve, trajneri i Teutës Bledi Shkëmbi mendon se kjo ndeshje do të jetë ndryshe, pasi fusha tregon forcën reale të ekipit. Në një prononcim për "Supersport" Shkëmbi kërkon fitoren ndaj ekipit të Armando Cungut.
"Kukësi është te dy tre pretendentët kryesorë për të fituar titullin kampion. Kanë një ekip të mirë, lojtarë cilësorë. Patjetër do të kërkojmë ta fitojmë ndeshjen dhe do të besojmë te fati. Nuk i besoj traditës, por fushës, por nëse do të jemi në maksimalen tonë, besoj do ta fitojmë ndeshjen. Në një ekip gjëja më e rëndësishme është fryma e grupit, te kjo pjesë jemi ok. Duhet të vazhdojmë të bëjmë maksimumin si nga ana tekniko-taktike dhe nga jashtë fushe për të qenë të gjithë bashkë si në momente të mira, por sidomos në të vështirat", përfundon Shkëmbi.