Komisioni i Disiplinës dhe Etikës ka publikuar vendimet për javën që lam pas në futbollin shqiptar. Klubet më të “goditura” rezultojnë Elbasani dhe Egnatia, për shkak të sjelljev të gabuara nga tifozët.
Edhe pse u tha se trajneri i Partizanit Oltiojn Kërnaja, mund të pezullohej më shumë se 1 ndeshje për shkak të kartonit të kuq në sfidën karshi Vllaznisë, Disiplina nuk e ka trajtuar fare, çka do të thotë se Kërnaja do të mungojë vetëm ndaj Elbasanit. Ja masat e plota ndëshkimore të Disiplinës:
KF Egnatia, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke shkelur rregullat themelore të sjelljes së mirë dhe përdorur kore fyese, në bazë të nenit 17/2/e të KDE, dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë.
AF Elbasani, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke përdorur kore fyese në mënyrë të përsëritur si dhe banderola fyese, në bazë të neneve 17/2/e dhe 33 të KDE, dënohet me gjobë në masën 300.000 (treqind mijë) lekë.
Zyrtari i FK Partizani, Amarildo Dajlani, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/c të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
Flamurtari FC, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke ndezur flakadanë dhe mjete të tjera piroteknike, në bazë të nenit 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
Lojtari i KF Iliria, Brajan Selmani, për sulm ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/l të KDE, dënohet me 15 (pesëmbëdhjetë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
Zyrtari i KF Iliria, Mario Bytyçi, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
AF Luftëtari, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës dhe duke rrezikuar sigurinë e pjesëmarrësve në veprimtarinë sportive, në bazë të nenit 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë. Në zbatim të nenit 76/1/a të KDE-së, gjoba aplikohet në masën 50%.
Lojtari i AF Luftëtari, Rei Zaimi, për sjellje josportive ndaj lojtarëve dhe zyrtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/b të KDE dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Zyrtari i FC Besa, Romeo Bishdili, për provokim të spektatorëve, në bazë të nenit 14/1/f të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
Lojtari i FC Besa, Chinwendu Godswill Chukunonso, për sjellje fyese dhe provokim të spektatorëve, në bazë të neneve 13/2 dhe 14/1/f të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
Eagle Football, për mosrespektimin e detyrimeve dhe përgjegjësive dhe rregulloreve të aktivitetit duke shkaktuar ndërprerjen e përkohshme të ndeshjes, në bazë të neneve 8/1, 13/1, 16/1 dhe 77 të KDE, dënohet me gjobë në masën 500.000 (pesëqind mijë) lekë. Në zbatim të nenit 76/1/b të KDE, gjoba aplikohet në masën 20%.
Eagle Football, në bazë të nenit 6/1/a të KDE, paralajmërohet se, në rast përsëritjeje të vonesave apo ndërprerjes së ndeshjes, do të jetë subjekt i masave disiplinore më të rënda, të parashikuara nga Kodi i Disiplinës dhe Etikës.
Zyrtari i Eagle Football, Andi Matraxhiu, për kërcënim të zyrtarëve të ndeshjes dhe për shkelje të parimeve të fair-play, duke mos respektuar ligjet e lojës dhe vepruar në kundërshtim me integritetin dhe reputacionin e aktivitetit, për shkak të tërheqjes së ekipit nga loja si dhe për mosrespektim të vendimit nr. 31, datë 03.03.2026, në bazë të neneve 6/2/a, 8/1 dhe 13 dhe 14/1/k të KDE, dënohet me 6 (gjashtë) muaj pezullim nga të gjitha veprimtaritë e organizuara nga FSHF.
Kohës së re të dënimit i shtohet periudha e pashlyer e dënimit të mëparshëm të vendimit nr. 31, datë 03.03.2026.
Rrëzimin e kërkesës së KF Maliqi, për shpalljen e ndeshjes të fituar në tavolinë, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.
Zyrtari i KF Shkumbini, Mishel Hasbajrami, për sjellje të dhunshme ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/h të KDE dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Zyrtari i KF Shkumbini, Marsel Sula, për sjellje të dhunshme ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/h të KDE dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Lojtari i KF Naftëtari, Renis Agalliu, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
Atletik Shkodra Vajza, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kampionatit të Vajzave, kundër KF Teuta Vajza, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/d të KDE, gjoba të aplikohet në masën 5%.
KF Shkodra, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kampionatit Kombëtar të Kategorisë së Tretë, kundër KF Bulqiza, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
T-Kamza, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kampionatit Kombëtar të Kategorisë së Tretë, kundër Vllaznia B, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
Lojtari i KF Laçi U-17, Arlind Nezha, për sjellje josportive ndaj lojtarëve kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/b të KDE dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Lojtari i Shkëndija Tiranë U-17, Enes Sulollari, për sjellje josportive ndaj lojtarëve kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/b të KDE dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Rinia EL U-19, për dhunën e ushtruar ndaj zyrtarit të ndeshjes, duke sjellë ndërprerjen e ndeshjes midis Rinia EL U-19 kundër FC Besa U-19, në bazë të neneve 6/3/j, 8/1, 16/1 dhe 17/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 300.000 (treqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
Lojtari i Rinia EL U-19, Jerli Jatellari, për sulm dhe dhunë ndaj zyrtarit të ndeshjes duke sjellë ndërprerjen e ndeshjes midis Rinia EL U-19 kundër FC Besa U-19, në bazë të nenit 3/d, 6/2/c, 13, 14/1/l, 32, 59 dhe 77 të KDE, përjashtohet përgjithmonë nga të gjitha veprimtaritë futbollistike të organizuara nga FSHF.
Shkëndija Tiranë U-19, për mospërmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive duke shkaktuar braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Parë U-19, kundër FC Lushnja U-19, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
FC Albanet U-14, për mospërmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive duke shkaktuar braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Parë U-14, kundër FC Kinostudio U-14, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
Pranimin e kërkesës së kërkuesit FK Apolonia. FK Kukësi, për dështim në ekzekutimin e vendimit nr. 01, datë 13.01.2026 të Dhomës Kombëtare të Zgjidhjes së Mosmarrëveshjeve, në bazë të nenit 29/1/b të KDE, i jepet një afat paralajmërues prej 30 (tridhjetë) ditësh për të ekzekutuar vendimin.
KF Tirana, për dështim në ekzekutimin e vendimit nr. 10, datë 28.07.2025 të Dhomës Kombëtare të Zgjidhjes së Mosmarrëveshjeve, në bazë të nenit 29/1/c të KDE, vendoset ndalimi i regjistrimit të lojtarëve të rinj për 3 (tre) periudha regjistrimi deri në pagesën e plotë të detyrimit.
Pranimin e kërkesës së lojtarit të AF Elbasani, Insa Boye, për konvertimin e pjesës së mbetur të dënimit, bazuar në nenin 75 të Kodit të Disiplinës dhe Etikës.
Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.
