Erzeni do të kalojë kufijtë për të zbarkuar në Kosoëvë, ku do të zhvillojë miqësoren e fundit përpara startit të kampionatit. Shijakasit pas fitores me Valbonën me shifrat 3-1, ditën e sotme do të vihën përballë skuadrës së njohur nga Mitrovica.
Kundërshtari i “Hirushes” së kampionatit shqiptarë në këtë sezon është Trepça ’89, me sfidën që do të luhet në “Riza Lushta” të Mitrovicës duke nisur që nga ora 13:00. Kjo është përballja e parë e shijasve që kalojnë kufijtë për të zhvilluar nje ndeshje.
Xhevahir Kapllanaj do të ketë mundësinë të shikojë djemtë e tij në një duel mjaft interesantë, ndërsa në fushë pritet të hedhë lojtarët titullarë në mënyrë që të marrë përgjigjet e duhura përpara sfidës më Partizanin në “Abissnet Superiore”.