Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Heshtje totale te Partizani, çfarë po ndodh me "Demat e Kuq" pas largimit të Iulianos

Shkruar nga NEWSPORT
Heshtje totale te Partizani, çfarë po ndodh me "Demat e

Te Partizani asgjë nuk po shkon sikurse ishte planifikuar. Të gjithë kanë rënë në një "gjumë letargjik" pas largimit të trajnerit italian, Mark Iuliano. Hera e fundit që pati një komunikim për mediat nga kampi i kuq ishte data 7 nëntor, ditë në të cilën u vendos që në krye në pankinës së Partizanit të vendoseej Sulejman Starova, që prej asaj dite asnjë deklaratë.

Humbja e fundit ndaj Laçit ka rënduar akoma më shumë situatën te të kuqtë, të cilët ende nuk po gjejnë formulën për të dalë nga kjo situatë e keqe e cila rëndohet dita ditës. As në ndeshjen ndaj Kukësit nuk pritet të ketë ndonjë pronocim për mediat, duke lënë heshtjen totale si përgjigjje për të gjithë.

E vetmja gjë që mund të zgjojë Partizanin do të ishte një rezultat pozitiv ndaj kampionëve ditën e nesërme, në rast se "Demat e Kuq" gabojnë sërish, situata vetëm sa do rëndohet më shumë dhe nuk dihet çfarë rruge do të ndiqet për të dalë nga kjo situatë aspak e mirë e cila vazhdon prej shumë kohësh te Partizani.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga