
Pas fitores kundër Skënderbeut, Kaleb Ekuban që shënoi 2 golat e suksesit për Partizanin u shpreh për TVSH: “Ishte një fitore e çmuar që na shërben shumë për moral pasi e mbyllim gjysmën e parë të kampionatit në mënyrë perfekte.
Sot kam menduar të jap maksimumin për skuadrën . Nëse vazhdojmë me këtë ritem dhe nëse skuadra realizon objektivin titull, sigurisht që do të më pëlqente të rrija tek Partizani.
Përpara takimit kam patur pak probleme me gjurin, në rastin e golit të parë nuk arrita ta godisja si duhet topin, por kur e pashë që përfundoi në rrjetë ishte diçka fantastike, pasi ai gol i hapi rrugën fitores tone”, deklaroi Kaleb Ekuban për TVSH në emisionin "Rubrika Sportive".
9 GOLA
ka shënuar Kaleb Ekuban në Superligë