Taulant Seferi dha prononcimin e tij pas ndeshjes me Kombëtaren ku shkëlqeu me 2 gola. Sulmuesi në fjalën e tij për Supersport u shpreh kështu:
"Më së pari jam i lumtur për fitoren. Një fitore të rëndësishme për kombëtaren tonë. Jam shumë i lumtur për dy golat pasi kisha kohë që nuk kisha shënuar për kombëtaren. Shumica nuk kanë besuar te unë dhe falenderoj trajnerin që më dha besim dhe me ndihmën e Zotit që ua shpërbleva të gjithëve. Unë jam një njeri i thjeshtë dhe sot iu përgjigja të gjithëve në fushë. Jam shumë i lumtur.
Unë e kam patur një periudhë shumë të keqe në Zvicër ku kam qenë i dëmtuar 3 vite. Bëra një supersezon dhe bëra gabim që ika në një ekip që luante për mbijetesë. Ato do t’i ftoj në Gjermani që të më shohin.
Kombëtarja është një, tifozët bëhen bashkë si të Tiranës, edhe të Partizanit. Unë jam i lumtur që i kam bërë të lumtur dhe shpresoj të vazhdojmë kështu pasi jemi një grup fantastik", tha Seferi.