Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Hasani e ka ndarë mendjen, “rimishëron” Xhixhën në Superiore, askush si sulmuesit e Tiranës

Shkruar nga NEWSPORT
Hasani e ka ndarë mendjen, “rimishëron” Xhixhën

Florent Hasani ka marrë përsipër të udhëheqë ekipin e Tiranës për pjesën e mbetur të sezonit. Pas ikjes së Redon Xhixhës, pesha e golave ka rënë në kurrizin e tij dhe sulmuesi kosovar po i përgjigjet në mënyrën më të mirë detyrës së re.

Para ndeshjes me Erzenin, ai kryesonte renditjen e golashënuesve me 11 gola, aq sa Xhixha. Me tregolëshin e shënuar ndaj shijakasve tani shkon i vetëm në kuotën e 14 golave, aq sa Xhixha shënoi vjet gjithë sezonin, teksa jemi 9 ndeshje nga përfundimi.

Një detaj i veçantë është që me këtë tregolësh, Hasani bëhet lojtari i dytë që merr topin me vete në shtëpi, i pari është pikërisht Redon Xhixha me tregolëshat e tij ndaj Teutës dhe Laçit në fazën e parë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga