Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

U arrestua pas dhunës ndaj arbitrit Hamiti, drejtori i KAMZËS "shpërthen": Po diskriminohemi, gjyqtari HAMITI dashamirës i LAÇIT

Shkruar nga NEWSPORT
U arrestua pas dhunës ndaj arbitrit Hamiti, drejtori i KAMZËS

Drejtori Sportiv i Kamzës Andi Matraxhiu u shpreh publikisht për herë të parë pas arrestimit në sfidën Kamza-Laçi ku u dhunua gjyqtari Eldorian Hamiti. I ftuar në emisionin "Fair Play" të "Ora News", ai u irritua me gjykimin tendencioz që skuadra ka pësuar këtë sezon nga arbitrat duke listuar një numër rastesh për gjykim të gabuar. Ai shtoi se gjyqtari Hamiti, para se të arbitronte takimin e javës së 24-t paragjykohej si dashamirës ndaj Laçit.

"Duhet t'i kërkoj falje familjes dhe zotit Hamiti. Duhet ta kisha mbrojtur gjyqtarin. Vendosa të distancohem nga dhuna, por kjo më mbrojti. Klubi i Kamzës nuk ka qënë asnjëherë palë me dhunën. Ishte një shpërthim spontan i ndjenjave të akomuluara nga java në javë. Dashje pa dashje Kamza diskriminohet si shoqëri. Edhe në media skuadra e Kamzës nuk gjen shumë hapësira. Nëse Kamza do të ishte bërë pjesë e studiove televizive, kjo do të kishte informuar opinionin sportiv. Por kur një skuadër e madhe, që ka pas shpine mbështetjen e partive politike dhe kur Kamza anashkalohet. Kur erdhi momenti për të folur për Kamzën, në një studio televizive, sidomos ndaj Kastriotit, ai i ftuari tha kaloje kaloje. Hamiti është pjesa e fundit e asaj ngjarjeje. Skena nuk ishte e mirëorganizuar por e gjitha spontane. Penalltia me Laçin ishte e saktë. Arbitri në fjalë ishte i paragjykuar. Ai ishte dashamirës i klubit të Laçit. E kam të dëgjuar në ambjentet sportive.

A jemi ankuar në FSHF për të gjithë këto padrejtësitë e bëra? Patjetër, por na kanë kthyer një letër ku kërkohet se final arbitër të mos arbitrojë skuadrën tuaj. Por nëse kjo ndodhte, skuadra jonë nuk mund të gjykohej nga askush", përfundoi Matraxhiu.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga