
Apolonia-Kukësi do të jetë një nga 4 ndeshjet e ditës së sotme të vlefshme për javën e 14-të të Kategorisë Superiore. Fierakët vijnë në këtë takim pas fitores ndaj Laçit e sot do të tentojnë suprizën e radhës përballë një Kukësi në krizë. Verilindorët kanë humbur në 4 ndeshjet e fundit e ky takim shihet si pika e kthesës.
Trajneri Rrahman Hallaçi do të bëjë disa ndryshime në formacion duke parë që rezultatet mungojnë. Mesfushori Vesel Limaj pritet të rikthehet titullar pas disa sfidësh mungesë për shkak të problemeve me drejtuesit për rinovim. Gjithashtu trajneri i Kukësit pritet të ndryshojë edhe portierin me Tafas që do të ulet në stol dhe Xhikën që rikthehet nga minuta e parë.
Poll