Orges Shehit i ka skaduar kontrata me Tiranën dhe ndeshja me Egnatian mund të jetë ndeshja e tij e fundit nën drejtimin e bardhebluve. Pas kësaj ka qenë presidënti i Tiranës, Refik Halili i cili ka lëvizur duke i bërë të njëjtën ofertë si Shkëndija e Tetovës.
Por tekniku nga Durrësi pas përfundimit të takimi në kupë është shprehur se nuk është gjithçka leku çka lën të nënkuptohet se do ta mbyll me bardheblutë. Pas kësaj ka qenë presidenti i Vllaznisë, Alban Xhaferri dhe Elvis Plori që ka marrë rolin e drejtorit sportiv te kuqeblutë kanë darkuar me Shehin.
Ata i kanë bërë të ditur projektin që kanë por gjithçka ka mbetur pezull pasi 45-vjeçari me shumë gjasa do të marrë drejtimin e Shkëndijës për sezonin e ardhshëm ku pritet të hidhet vetëm firma në ditët në vijim.