
Ethet e “Abissnet Superiore” kanë nisur të ndjehen. Tashmë vetëm 3 ditë na ndajnë nga starti i kampionatit, ku skuadrat do të ndezin “motorët” për një sezon të gjatë që i pret.
Vllaznia sfidën e parë do ta luajë në shtëpi, teksa në “Loro Boriçi” do të presë Kukësin. Një takim që pritet me mjaft interes për të parë dhe cila do të jetë “fytyra” e dy ekipeve në këtë sezon pas ndryshimeve të bërë gjatë kësaj merkatoje.
Dueli mes tyre do të luhet në orën 20:00 ditën e shtunë. Pikërisht pë rkëtë takim Migen Memelli ka diute që punon me ekipin, teksa në mendjen e tij ka “skicuar” edhe formacionin. Esin Hakaj pritet ta nisë nga stoli, teksa në krahun e majtë të mbrojtjes ka një balotazh mes Asanit dhe Spahiut.
Formacioni i mundshëm ndaj Kukësit: Qarri, Smajli, Juric, Stojanovic, Asani (Spahiu), Ceshmedjiev, Krymi, Boshnjaku, Çoba, Mala, Balaj.