
Partizani është padiksutim skuadra e momentit në kampionat. Të kuqtë fituan ditën e djeshme 4-1 ndaj Vllaznisë në “Arenën e Demave”. Një triumf shum ëi rëndësishëm për kryeqytetasit të cilët vazhdojnë të jetë në krye të klasifikimit së bashku me Egnatian, por që kanë edhe një ndeshje më shumë për të luajtur.
Fitorja ndaj shkodranëve ëhstë e 6-ta rradazi, me të kuqtë që kanë arritur të triumfojnë përballë çdo kundërshtari në këto javë. Pavarësisht se në disa sfida golat kanë ardhur vetëm në minutat e fundit, sërish Arbër Abilaliaj ka ditur të dalë fitues.
Në fakt janë plot 5 ndeshje që Abilaliaj drejton Partizanin dhe ka siguruar 5 fitore, teksa një fitore e mori në sfidën e fundit me Zoran Zekic në stol. Këto 6 fitoret rradhasi na rikthejnë në vitin 2006, kur demat drejtoheshin nga Hasan Lika.
Koiçidencë është se në sulm në atë skuadër luante Arbër Abilaliaj, i cili tashmë po drejton të kuqtë. Kryeqytetasit tashmë i kanë të gjtiha mundësitë oër të vazhduar me rezultatet pozitive dhe për të zgjatur serinë e fitoreve, teksa mbetet të shihet se cila do të jetë skuadra që do të ndalë hapin e tyre.