Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Habit Sinan Idrizi: Synojmë Europën, nuk keni parë asgjë akoma

Shkruar nga NEWSPORT
Habit Sinan Idrizi: Synojmë Europën, nuk keni parë asgjë

Administratori i Flamurtarit, Sinan Idrizi, ka mbetur mjaft i kënaqur nga barazimi i fundit që mori ekipi i tij në Durrës.

Ai shprehet se është mjaft i kënaqur nga ky fakt dhe se ekipi i tij po merr rezultate të kënaqshme të cilat kanë ardhur nga  një lojë e mirë. Sipas Idrizit, reagimi i skuadrës ka qenë në mënyrënm ëm të mirë të mundshme.

Idrizi flet gjithashtu për premiot dhe për objektivat e radhës në kampionat.

"Për barazimin e marrë kundër Teutës, ekipi do të ketë premio. Duke qenë se ishte një pikë me shumë vlerë dhe në një transfertë të vështirë, premio do të jetë 10 milionë lekë. Nëse do ta fitonim, do të kishin marrë 25 milionë lekë, plus 10% bonus.

Gjatë kësaj jave do të bëjmë të gjitha likuidimet e lojtarëve, që nga pagat deri në muajin qershor e deri në tre premiot. Me shumë gjasa, deri ditën e mërkurë, paratë do të kalojnë të gjitha në llogaritë bankare të futbollistëve.

E rëndësishme është që këtë javë do të mbyllet gjithçka për sa u përket pagesave", u shpreh Idrizi.

"Presim tani një vend në Kupat e Europës. Mos u habisni fare sepse me pikët që kemi marrë në fushë, jemi për në Europë. Pse si thoni ju?! Unë kështu di t'i bëj llogaritë dhe ato nuk më kanë tradhëtuar asnjëherë. Do të shihni vetë me sytë tuaj se çfarë do të ndodhë në vijim.Do të bëjmë një gjyq shembyllor për rikthimin e pikëve. Nuk keni parë asgjë akoma", përfundoi ai.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga