Kategoria e Dytë luan javën e 3-të të edicionit të ri ditën e sotme. Grupi A zbret i gjithi në fushë në orën 14:00 dhe vëmendjen e merr sfida mes dy kryesuesve deri tani. Naftëtari pret Sopotin në shtëpi dhe fituesi do të kryesojë i vetëm kampionatin deri në javën e ardhshme.
Shënkolli dhe Veleçiku në vendet 3 dhe 4 do të kërkojnë fitoren përballë Murlanit dhe Bulqizës me 0 pikë. Ilira – Valbona është një tjetër sfidë direkte me dy ekipet që kanë objektiv vetëm 3 pikët. Vora pret Adën e Velipojës në shtëpi për të marrë fitoren e rradhës ndërsa Gramshi e bën pushim këtë javë.
Ndeshjet e ditës:
Tabela e renditjes deri tani:
Galeria fotografike ()
Poll