
Edhe Kategoria e Dytë ditën e sotme do të zbresë në fushë për të zhvilluar ndeshjet e javës së 13-të të saj. Takime dhe duele mjaft interesante janë në program, ndërsa 10 ekipet e grupit A do të marrin vëmendjen në orën 13:30.
Gramshi do të presë në shtëpi Adriatikun, ndërsa Murlani ka udhëtuar në transfertë për të sfiduar Ilirinë. Besëlidhja gjithashtu pas fitores në javën e kaluar ndaj Valbonës do të sfidojë këtë herë Albanët për 3 pikët e radhës.
Ndëkrohë Valbona kërkon të bëjë “autorkritikën” dhe pret në shtëpi skuadrën e Veleçikut, teksa sfida tjetër e ditës së sotme do të jetë mes Naftëtarit dhe Sopotit. Tërbuni do të jetë pushim në këtë javë.
Ndeshjet:
GRAMSHI – ADRIATIKU
ILIRIA – MURLANI
ALBANËT – BESËLIDHJA
VALBONA – VELEÇIKU
NAFTËTARI – SOPOTI