Ekipi i Kukësit është grumbulluar paraditen e sotme në zyrat e klubit ku presidenti Gjici ka prezuatuar para lojtarëve trajnerin e ri, Ernest Gjoka. Në mbledhje kanë qënë të pranishëm të gjithë futbollistët që sipas njoftimit të klubit do të jenë pjesë e skuadrës në vazhdim. Por në këtë mbledhje mungonin Mici dhe Malota, çka lë të kuptohet se dy futbollistët janë tashmë të larguar nga verilindorët. Në mbledhje mungonte edhe Musolli, por futbollisti sapo është martuar dhe mund të ketë marrë leje për ndonjë ditë pushimi më shumë.
Prej ditësh u fol se Mici dhe Malota ishin në bisedime me klube të tjera dhe mungesa e sotme në mbledhje duket se e zyrtarizoi largimin e tyre.
[caption id="attachment_21328" align="aligncenter" width="2048"] Foto nga mbledhja e sotme[/caption]