Në Shkodër drejtuesit nuk kanë kohë për të humbur dhe kanë nisur me gjetjen e lojtarëve për sezonin e ardhshëm. Edhe pse pa trajner përsëri puna nuk ndalet. Te Vllaznia është drejt rikthimit Ildi gruda. Sulmuesi e mbylli aventurën e tij në Durrës dhe tashmë pritet të shkojë në “shtëpi” për të dhënë kontribut në kupat e Europës.
Gruda pëlqehet nga drejtuesit dhe shikohet si një alternativë e domosdoshme për sulmine shkodranëve. Ndërkohë përveç afrimeve që po punojnë, po mendohet edhe për rinovimet. I pari në listë shtë portieri Bojan Zogovic, i cili me shumë gjasa do të qëndrojë në “Loro Boriçi”.
Për portierin 34-vjeçar është sezoni i 4-të si kuqeblu dhe drejtuesit janë të kënaqur me paraqitjet e tij dhe kërkojnë vazhdimësin e bashkëpunimit. Zogovic ka pranuar në parim kushtet, me kontratë ndjeshëm të përmirësuar nga ana financiare dhe pritet me të rithyer skuadra në stërvitje më 12 qershor të zyrtarizohet gjithçka.