
I zhgënjyer për humbjen e EURO 2016 në shtëpi, kryegolashënuesi i turneut Antuan Grizman ka gjetur kurajën të flasë në momentet pas finales, duke bërë gjithashtu një “zbulim” për trofeun e “Topit të Artë”.
“Është zhgënjyese të humbësh, por duhet të rigjejmë forca për sezonin e ri. Futbolli ky është, ka 3 rezultate brenda. Sa i përket ‘Topit të Artë’, nuk besoj se ka më dyshime. Atë do e fitojë Ronaldo, ka fituar dy trofetë më të rëndësishëm të vitit”, tha Grizman.
Sulmuesi francez u shpall golashënuesi më i mirë i EURO 2016 me 6 gola, dyfishin e Ronaldos që doli i dyti me 3 gola. Ky ishte i vetmi triumf i Grizman mbi Ronaldon, pasi portugezi arriti ta mposhtë francezon edhe në finalen e UEFA Champions League.