Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

Atletiko e Madridit blindon Griezman

Shkruar nga NEWSPORT
Atletiko e Madridit blindon Griezman

Skuadra spanjolle ka zgjatur kontratën me lojtarin francez deri në vitin 2021. Ndërkohë që lojtari ishte vendosur nën vëzhgimin edhe të katalanasve të Barcelonës, lojtari dhe klubi kanë vendosur rinovimin e kontratës.

Lojtari është kryesor për vazhdimësinë e projektit të klubit dhe vetë është shprehur i lumtur për vazhdimësinë.

’Jam shumë i lumtur që do të vazhdoj të jem pjesë e kësaj familjeje të madhe. Çdo vit kërkoj të përmirësohem së bashku me trajnerin, shokët e skuadrës dhe gjithë stafin. Por për të arritur objektivat për sezonin e ardhshëm është shumë e rëndësishme që të qëndrojë e paprekur struktura e lojtarëve’’, është shprehur Griezman për faqen zyrtare të Atletikos.

Atletiko synon që të ruajë vazhdimësinë pozitive të këtyre viteve të fundit, ku kanë rivalizuar ndjeshëm dy ekipet e tjera të mëdha spanjolle, Barcelonën dhe Realin e Madridit.

Ndrërkohë Griezman është duke luajtur në Europian për përfaqësuesen franceze.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga